Një ndër çiftet më të pëlqyer nga publiku janë padyshim Oriola Marashi dhe Eros Grezda. Lidhja e tyre u zbulua gjatë karantinës dhe në këtë fazë nuk fshihen më.

Dyshja nuk i kursejnë fotot romantike dhe dedikimet e dashurisë në rrjete sociale. Vetëm së fundmi, Oriola ka treguar se është tifozja më e zjarrtë e Erosit dhe që ai e bën shumë krenare.

Mbrëmjen e djeshme ajo ka ndjekur një ndeshje të futbollistit dhe ka hedhur një postim në Instastory. “Ti më bën kaq krenare”, ka shkruar modelja krahas postimit, duke etiketuar Erosin.








