Nga Shqipëria / E Enjte 6 Gusht 2020, 14:02

Tiranë/ Autobusi merr flakë në ecje, pamjet nga ngjarja

Autobusi i linjës Paskuqan-Babrru-Qendër është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një defekti teknik në pjesën e motorit.

Nga zjarri nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në videon e publikuar nga "JOQ" mund të shihen pamjet e djegies së autobusit.

Informacion paraprak: Më datë 06.08.2020, rreth orës 13:00,â?? në Paskuqan si pasojë e një difekti teknik në pjesën e motorrit ka marrë flakë në ecje mjeti autobuz me drejtues shtetasin E.J.

Nga zjarri nuk ka njerëz të lënduar, ka vetëm dëmë materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.