Moderatorja e njohur, Luana Vjollca ka nisur punën për sezonin e ri televiziv. Këtë e ka zbuluar vetë Luana me postimet e fundit në Instagram ku i kërkon fansave t'i urojnë fat.

"Zyrtarisht startuam punën për sezonin e ri televiziv. Më uroni fat”, shkruan Luana.

Moderatorja do të rikthehet në ekran me show-n e saj "Shiko kush luan" dhe po përgatitet për spotin pasi në videot e publikuara shfaqet me Rezart Veleshnjën dhe Fifin.

