Rreth 10 ditë më parë moderatori i njohur, Bledi Strakosha bëri të ditur se ishte prekur nga Koronavirusi. Ai tregoi se i ishin shfaqur simptoma, të tilla si dhimbje fyti dhe temperaturë.

Fatmirësisht, Bledi e ka fituar betejën me Koronavirusin. Përmes një statusi në rrjete sociale, ai njofton se ka rezultuar negativ në të gjitha kontrollet e bëra.

"Të dashur miq, më në fund trupi im e fitoi betejën me Covid-19 Tashmë rezultoj negativ në të gjitha kontrollet e bëra. Nuk ishte e lehtë, por gjithsesi shumë më pak e vështirë se lufta që po bëjnë shumë të tjerë që janë shtruar në spitale. Faleminderit nga zemra të gjithë mjekëve qe më ndoqën e asistuan me aq përkushtim! Faleminderit familjes sime! Faleminderit shumëëë edhe secilit prej jush (të njohur e të panjohur) që më qëndruat pranë në rrjet e më dhatë kurajo! Ju lutem kujdesuni për veten! Virusi do bëjë të vetën, por edhe ne duhet të bëjmë tonën", shkruan Strakosha.

