Nga Shqipëria / E Hënë 31 Gusht 2020, 16:04

Melinda e thumboi në këngën e re? Flet për herë të parë Getinjo

Ditën e djeshme, Melinda dhe Gjiko publikuan bashkëpunimin e tyre të titulluar “X5”. Në rrjet u përfol se pjesa e Melindës ishte thumb për Getinjon.

“Pretty motherfucker”, këndon ajo, mirëpo një nofkë të tillë reperi e ka të shkruar në profilin e tij të Instagramit. Pas publikimit të këngës, Getinjo publikoi një video ku bënte sikur po e merrte lemza, me nënkuptimin që dikush e kishte përmendur.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Getinjo

A post shared by @ vipvideooos on

Kështu, të gjithë po ndanin të njëjtin mendim: që kënga ishte një diss! Mirëpo së fundmi Getinjo ka folur për herë të parë dhe ka sqaruar se rreshtat e Melindës nuk janë për të. Ai ka publikuar një foto të tij në Instastory krahas së cilës ka shkruar: “Qetësohuni, s’e ka pas për mu!”