Nga Shqipëria / E Enjte 13 Gusht 2020, 09:09

E rëndë/ 29-vjeçari me Covid-19 hidhet nga kati i tretë i spitalit 'Shefqet Ndroqi', humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Rreth orës 04:30 dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3 i një spitali shtetasi XH.K., 29 vjeç. Për pasojë i riu ka ndërruar jetë.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se 29-vjeçari ishte i prekur nga COVID-19 dhe ngjarja ka ndodhur në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Burimi: balkanweb.com