Nga Shqipëria / E Hënë 31 Gusht 2020, 16:04

4 pacientë humbin jetën nga Koronavirusi në dy spitalet Covid

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit 4 persona kanë humbur jetën nga Koronavirusi, duke e çuar në 284 numrin total të viktimave.

Në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 56-vjeçar nga Tirana, një 70-vjeçare nga Elbasani, një 77-vjeçar nga Durrësi, një 87-vjeçar nga Fieri.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 180 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 17 në terapi intensive dhe 6 pacientë janë të intubuar.