Nga Shqipëria / E Premte 14 Gusht 2020, 16:04

Videoklipi i ri, Besa Kokëdhima shumë sëmurë në xhirime: Jo korona, më keq

Këngëtarja shumë e pëlqyer nga publikun e ndër më të komentuarat në media, Besa Kokëdhima ka publikuar videoklipin e saj më të ri me titull "Don". Kënga është pëlqyer shumë dhe Besa shfaqet si gjithmonë e veshur me shumë stil në klip.

Mirëpo në postimin e fundit në Instagram Besa tregon se gjatë xhirimeve ka qenë shumë sëmurë.

"Kam qenë shumë sëmurë teksa xhiroja ‘Don’. Jo korona, më keq. Faleminderit skuadrës sime që më bëri të dukem mirë", shkruan Besa.

Për këtë klip Besa ka bashkëpunuar edhe me artistin Illeoo.