Nga Shqipëria / E Shtunë 15 Gusht 2020, 16:04

E fundit/ 143 raste të reja në vend, në këto tre qytete Koronavirusi po bën kërdinë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 të fundit janë testuar 650 të dyshuar me Koronavirus dhe janë konfirmuar 143 raste të reja. Tre qytetet më të prekura janë Tirana, Durrësi dhe Korça.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 45 raste në Tiranë, 31 në Durrës, 17 në Korçë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, Vlorë, nga 4 raste në Elbasan, Lezhë, Lushnje, Tropojë, nga 3 raste në Berat, Gjirokastër, 2 në Kavajë, nga 1 rast në Kukës, Mat, Malësi e Madhe, Prrenjas, Memaliaj, Klos, Gramsh, Shijak.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 51 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3746, që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë të konfirmuar pozitivë, 14 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.