Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit 3 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi, duke e çuar në 228 numrin e përgjithshëm të viktimave në vend.
Bëhet fjalë për dy qytetarë nga Tirana, një 64 vjeçar dhe një 78 vjeçar dhe një 82-vjeçare nga Elbasani.
Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 125 pacientë të konfirmuar pozitiv, 15 pacientë janë në terapi intensive dhe 5 të intubuar.
