Nga Shqipëria / E Martë 18 Gusht 2020, 00:12

'Ia kam lënë atij në dorë', Aurela Hoxha flet për partnerin: Mami do bëhem kur...

Aurela Hoxha ishte e ftuar së fundmi në një intervistë për "Pushime on Top", ku ka treguar për moderatoren, Ori Nebijaj detaje nga jeta e saj private.

Duke folur për partnerin, Aurela u shpreh: “Kudo që të jemi do ishim bashkë, por jemi atje sepse unë kam punën në Spanjën, ndaj kemi zgjedhur këtë vend për të jetuar”.

E pyetur nëse do ta shohim me fustan të bardhë dhe si e imagjinon dasmën e saj, ajo u përgjigj se ia ka lënë në dorë partnerit pasi vetë është midis një dasme private dhe një tradicionale.

“Jam pak e çuditshme, ndonjëherë dua një dasmë private në plazh, ndërsa ndonjëhere dua një dasmë shumë të madhe tradicionale këtu në Shqipëri. Kur ta vendosim le ta zgjedhë partneri, unë jam një vajzë e bindur”.

E pyetur nëse ka në plan të bëhet mami, bukuroshja tha: “Disa gjëra i di zoti. Sigurisht që njerëzit planifikojnë, por sidomos për këtë gjë që është shumë e veçantë mendoj se ka një forcë më të madhe se ne që e ka planifikuar. Se di, por është i mirëseardhur kurdo që vijë. Nuk e shoh as të largët as të afërt”./revistawho.com