Nga Shqipëria / E Hënë 31 Gusht 2020, 15:03

'Do bëhesh babi së shpejti?', Erik Lloshi jep lajmin e bukur papritur

Erik Lloshi, këngëtari shumë i dashur për publikun ka vendosur t'i përgjigjet pyetjeve të shumta të fansave përmes disa postimeve në Instastory. Një prej fansave e pyet Erikun nëse së shpejti do e shohim baba dhe këngëtari me këtë rast dha një tjetër lajm të bukur.

"Do bëhem xhaxha", u shpreh Eriku teksa ka preferuar ta shmangë përgjigjen për pyetjen nëse do ta shohim edhe atë baba së shpejti.

Eriku prej një viti po shijon martesën me partneren e tij Romina. Çifti duken shumë të lumtur krah njëri-tjetrit dhe këngëtari i bën shpesh dedikime bashkëshortes. 

Kujtojmë këtu dedikimin që Eriku i bëri Rominës në përvjetorin e parë të martesës: "I lumtur qe te kam ne krahun tim te djathte shpirt. 1 vit me ty... Dhe shume vite te tjera lumturi me ty me presin. Te dua shume...".