Pas publikimit të projektit muzikor me Jay Santos, Luana Vjollca ka nisur pushimet dhe gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar fotot me bikini.

Në foton e fundit Luana shfaqet duke pozuar në shezllon, teksa bie në sy trupi me forma bombastike i këngëtares.

"Goca dhe deti dhe...", shkruan Luana krah fotos ndërsa një ndjekëse i shkruan: "Dhe hekuri i shtrembëruar", duke e akuzuar për fotoshop.

"Dhe negativiteti yt", ia kthen Luana. Por komentet që e akuzonin për fotoshop kanë qenë të shumta e këngëtarja nuk ia ka përtuar përgjigjen.

"Mëso çik fotoshop moj se i ka ik perdja mbrapa vitheve me val", i komenton një tjetër ndjekëse. "Po perdja nga ana tjetër pse ka ik mi zemër? Ndoshta era apo jo jo fotoshopi pupupu ça bën dhe kjo la nam", i përgjigjet Luana.




