Nga Shqipëria / E Shtunë 29 Gusht 2020, 16:04

4 persona humbin jetën nga Koronavirusi në vendin tonë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 4 qytetarë, duke e çuar në 275 numrin e përgjithshëm të viktimave në vend.

Bëhet fjalë për një 69-vjeçar nga Shkodra, një 71-vjeçar nga Durrësi, një 77-vjeçar dhe 79-vjeçare nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese.