Nga Shqipëria / E Hënë 24 Gusht 2020, 14:02

Dy ditë më parë u shërua nga Covidi, ndërron jetë ish-kryebashkiaku i Përmetit

Ka ndërruar jetë ditën e sotme ish-kryebashkiaku i parë i Përmetit, Dhimitër Nasi.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Nasi ishte infektuar me COVID-19, por ishte shëruar dy ditë më parë, ku tamponi i bërë kishte rezultuar negativ.

Nasi ka qenë i shtruar prej disa ditësh të Spitali Infektiv, teksa mësohet se e gjithë familja e tij është e infektuar me COVID.

Ai ka qenë kryebashkiaku i parë i Përmetit, i cili ka ushtruar detyrën përgjatë viteve 1992-1996. Nasi u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare.