Nga Shqipëria / E Hënë 24 Gusht 2020, 14:02

Shoferi në Kukës përplas 11-vjeçarin, fëmija sillet me helikopter në Tiranë

Në aksin rrugor Bicaj -Kukës në afërsi të Lagjes Gostil të Kukësit një automjet ka aksidentuar rëndë një fëmijë 11 vjeç.

Pas aksidentit u bë e ditur se shoferi 35-vjeçar ishte larguar me një mjet tjetër për ta çuar të miturin në spital. Fëmija 11 vjeç mbeti i lënduar rëndë dhe u dërgua me helikopter drejt Tiranës.

Në pamjet e siguruara nga Abcnews.al mund të shihen mjekët që transportojnë të miturin me barrelë nga ambulanca në helikopter.