Kjo javë e gushtit do shënoj gjëra shumë të veçanta. Kjo periudhe na ndihmon te lulezojne endrrat. Me kete enderr do behemi gati te presim Vjeshten, shprehet astrologe Meri.
Dashi
Duhet te organizoni punen dhe takimet e punes duke marre parasysh cdo detaj pa u zgjatur me njerez shterpe. Ne Dashuri ju pret nje moment shume romantik dhe familjar
Demi
Nje qellim me nje lidhje jashte vendit apo me nje udhetim larg do ju behet realitet. Ka ardhur momenti te lini pas nje bote plote pengesa dhe pyetje kufizuese pafund
Binjaket
Nje enderr ne lidhje me jeten personale do behet realitet duke ju ritur sigurine dhe duke ju larguar nga rruga e detyrimeve dhe borxheve karmike ne marredhenie me te kaluaren
Gaforrja
Jeni ne nje moment ku planet tuaja do jene konkretisht me te mirat dhe me te organizuarat. Ne jeten ekonomike duhet te pretendoni me te miren po ashtu edhe ne jeten personale. Kujdes ne marredhenie me Bricjapet
Luani
Do t'i jepni fund nje lidhjeje te bazuar ne ceshtje interesi apo pune dhe qe ju kishte erresuar diten ashtu si edhe nata. Do cliroheni nga kucedra e shpirtit tuaj
Virgjeresha
Dielli dhe Merkuri ne shenjen tuaj ju japin mundesi te organizoheni dhe te hartoni me kujdes hapat e metejshem ne lidhje me qellimet tuaja. Nuk duhet te beni me lojra serioze ne dashuri por martesa romantike
Peshorja
Shume studim talent dhe llogjik ne planet tuaja megjithese ato do mbeten akoma ne planifikim apo ne hartim ose te fshehta. Nese filloni nje pune do keni nje publicitet te madh
Akrepi
Ate qe se jep ligji tokesor e jep ligji qiellor. Romance, dashuri, para sikur te mos ekzistonin rregullat, traditat apo kufizimet ligjore. Nje pranvere e vonuar por e bukur ju pret
Shigjetari
Pasuri apo rikthim te drejtash ne trashegimi ne shtepi dhe ne te drejten per te pasur nje cati mbi koke dhe shume romantike e me begati
Bricjapi
Ashpersia juaj do kapercej dhe kufijte e lejuar prandaj do ishte mire te zbuteshit dhe te jetonit me me shume deshire per te ndare te mirat materiale dhe ndjenjat me njerezit e dashur
Ujori
Pune, para dhe fantazi per te kapercyer pasigurine dhe dyshimet e brendshme per problemet qe keni apo qe ju kane bllokuar qetesine shpirterore. Merrni nje investim do keni pozitivitet
Peshqit
Nje oferte dhe biseda pune do ju fusin ne program. Por mbi te gjitha do rregullohet jeta juaj erotike ku do perjetoni gjerat me te mira te mundshme.
