Sot në institutin Spallanzani në Romë ka nisur testimi i vaksinës italiane kundër koronavirusit. Faza e parë e testimit do të zgjasë 24 javë dhe programi do të përfshijë 90 vullnetarë të zgjedhur nga studiuesit.
“Do të jetë një vaksinë publike dhe në përfundim të fazës së eksperimentimit, do të jetë në dispozicion për të gjithë ata që kanë nevojë”, tha presidenti i rajonit të Lazios, Nicola Zingaretti.
"Vullnetari i parë mori dozën përmes injeksionit intramuskular. Në muajt në vazhdim ai dhe të gjithë të tjerët që do të testohen do t’i nënshtrohen një seri kontrollimesh periodike që do të përdoren nga studiuesit për të verifikuar sigurinë dhe tolerancën si dhe çdo efekt anësor", përfundoi Zingaretti.
