Nga Shqipëria / E Hënë 24 Gusht 2020, 11:11

Flor Mumajesi reagon pas ditëlindjes, por këto fjalë s'i prisnim: Më pas më shkelin çdo ditë të jetës…

Kantautori shumë i dashur për publikun, Flori Mumajesi festoi dje ditëlindjen. Flori mori urime të shumta nga kolegët e miqtë, të cilët zgjodhi t'i falenderojë sot me dy postime.

Mirëpo në njërin prej postimeve, Flori ka shkruar fjalë që nuk priteshin. 

“Nuk kam pasur kurrë pritshmëri të mëdha për urime apo surpriza për ditëlindjen time! Kurrë…  Por ja që vit pas viti janë munduar të më lumturojnë e më pas të më shkelin çdo ditë të jetës, janë munduar të më lumturojnë ditëlindje duke më faturuar kosto të mëdha për atë ditë në kurrizin tim çdo ditë të jetës", shkruan Flori.

"Ju do Flori. Faleminderit të gjithë atyre që me zemër nga zemra më kujtuan dhe më uruan", shkruan kantautori në një tjetër postim.