Aktorja e njohur meksikane Fernanda Castillo dhe aktori Erik Hayser do të bëhen prindër për herë të parë. Çifti i cili janë bashkë prej shumë vitesh, kanë dhënë lajmin e ëmbël përmes rrjeteve sociale duke u shprehur shumë të lumtur.

Ata postuan dy foto ku Fernanda tregon barkun e rrumbullakosur teksa Erik e përqafon duke mbajtur në duar ekon e bebit.

“Ne të tre. Pafundësisht të lumtur”, shkroi aktorja, e cila është e njohur për rolet e saj në serialet “Teresa” dhe “Dashuri dhe tekila”.


