Këngëtari i njohur shqiptar, i cili prej vitesh jeton në Turqi, Bertan Asllani i ka propozuar për martesë partneres së tij, aktores Hazal Senel.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Bertani duke publikuar një foto nga momenti magjik teksa çifti tregon unazat. "Deri në fund", shkruan këngëtari krah fotos.

Bertan Asllani jeton në Turqi prej vitesh ku vazhdon të merret me muzikë, por ka provuar edhe aktrimin. Vite më parë ai luajti në serialin "Pis Yedili" e në xhirime u njoh me të dashurën aktuale, aktoren Hazal Senel.

Bertani dhe Hazal janë prej kohësh në një lidhje dashurie dhe nuk i kanë kursyer fotot krah njëri-tjetrit.

