Ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Timoshenko, ka rezultuar pozitive me COVID-19. Lajmin e bëri të ditur zëdhënësja e saj teksa raportohet se Timoshenko është në gjendje të rëndë.
Po ashtu burri dhe vajza e saj janë infektuar.
Timoshenko ishte gruaja e parë e emëruar kryeministre e Ukrainës, duke shërbyer në zyrë nga 24 janari deri më 8 shtator 2005 dhe përsëri nga 18 dhjetori 2007 deri më 4 mars 2010.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.987 raste të reja në Ukrainë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 104.958 raste.
