Nga Shqipëria / E Diel 23 Gusht 2020, 22:10

E rëndë/ Gjendet i mbytur në lumin Shkumbin 9-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Kurtaj në Peqin. Një 9-vjeçar, banues në fshatin Kurtaj, është gjetur i mbytur në lumin Shkumbin.

Nga hetimi paraprak dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Burimi:abcnews.al