Nga Shqipëria / E Diel 23 Gusht 2020, 17:05

Dikur mikesha të ngushta, çfarë po ndodh mes Taynës dhe Dafinës

Duket se marrëdhënia mes Taynës dhe Dafinës nuk është më njësoj. Vitin e kaluar vajzat publikuan bashkëpunimin "Bye bye", që theu rrjetin me miliona klikime dhe bënë namin në pube.

Mirëpo së fundmi "Prive" ka vënë re se Tayna dhe Dafina nuk e suportojnë më njëra-tjetrën në rrjete sociale. Teksa shpërndajnë projekte të ndryshme muzikore për të mbështetur kolegët, të njëjtën gjë nuk e bëjnë më për njëra-tjetrën.

Tayna ka publikuar së fundmi këngën "Qeqe" ndërsa Dafina "Million", por asnjëra nuk është parë të publikojë projektet e njëra-tjetrës në Instagram.

Megjithatë vajzat ende vazhdojnë të ndiqen në Instagram edhe pse nuk dihet nëse raportet e tyre janë ftohur apo vazhdojnë të jenë mike.