Cristiano Ronaldo i ka propozuar për martesë Georginës. Kështu po përflitet në rrjet pas fotove të fundit të publikuara nga modelja.
Çifti shfaqen duke pozuar, të veshur shumë elegantë teksa, Georgina shkruan në përshkrimin e fotos: "Pooo"

Foton e ka ndarë gjithashtu dhe sulmuesi, i cili bashkëngjitur saj ka shkruar “Dashuria ime”.
Në një foto tjetër modelja pozon me një trëndafil dhe bie në sy unaza me të cilën thuhet se i ka propozuar Ronaldo.

Tashmë na mbetet vetëm të presim për të mësuar nëse shumë shpejt do kemi një dasmë nga çifti.
