Nga Shqipëria / E Diel 23 Gusht 2020, 16:04

E fundit/ 152 raste të reja, 5 viktima, sot dita me numrin më të lartë të...

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 785 testime dhe janë konfirmuar 152 raste të reja pozitive. 

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 74 raste në Tiranë, 21 raste në Durrës, 13 raste në Korçë, 12 raste në Elbasan, 8 raste në Lezhë, nga 3 raste në Shkodër, Gjirokastër, Klos, nga 2 raste në Krujë, Fier, Has, Përmet dhe nga 1 rast në Kukës, Vlorë, Sarandë, Malësi e Madhe, Memaliaj, Shijak, Kuçovë.

Sot është dita me numrin më të lartë të të shëruarve. 148 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4332 që nga fillimi i epidemisë

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 148 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 19 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 39 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vijojnë të trajtohen edhe pacientë të dyshuar për COVID19, sipas protokolleve përkatëse

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, betejën me sëmundjen e kanë humbur 5 qytetarë të tjerë. Një 50-vjeçare nga Tirana, një 74-vjeçar nga Fieri, një 70-vjeçar nga Elbasani, një 56-vjeçar nga Durrësi, një 74-vjeçar nga Burreli, me sëmundje bashkëshoqëruese.