Nga Shqipëria / E Diel 23 Gusht 2020, 13:01

Mjeku shqiptar në gjendje të rëndë nga koronavirusi, familjarët bëjnë apel për ndihmë

Mjeku nga Shkodra Eno Kanani është prekur nga Covid-19 dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Abc News bën të ditur se miqtë e tij kanë ngritur tashmë një fushatë për mbledhjen e fondeve me qëllim dërgimin e tij në Turqi për një trajtim më të specializuar.

David Hosaflook që është dhe organizatori i fushatës, shkruan se sipas informacioneve që ai ka marrë dhe falë fondeve të grumbulluara në rrjet, tashmë është siguruar një charter me të cilin të dielën mjeku do të dërgohet në një spital në Turqi.

42-vjeçari është baba i tre fëmijëve.