Nga Shqipëria / E Shtunë 22 Gusht 2020, 21:09

Nënë për herë të parë, Olta Gixhari na prezanton me djalin, ja emri i veçantë që i ka vendosur

Aktorja shumë e dashur për publikun, Olta Gixhari u bë dje nënë për herë të parë. Lajmin e ka konfirmuar vetë Olta pak më parë me një postim në Instastory.

Aktorja ka publikuar këmbët e vogla të bebushit të sapoardhur në jetë teksa zbulon se ajo dhe partneri i kanë vendosur emrin e veçantë Amar. 

"Parajsa ime sapo mbërriti! U bera nene. Qenka e vertet, eshte shume e veshtire te gjesh fjalet e duhura te percjellesh kte perjetim te thelle Vetem me nje fjale, E DUA ÇMENDURISHT

Djali yne erdhi ne jete me 21/8/2020 kjo ishte nje surprize kaq e bukur per ne, pasi kjo date permban daten e lindjes se babit te tij 21 dhe daten e lindjes sime 8. Lindja e tij erdhi ne menyre natyrale.
Biri yne quhet AMAR

Emri vjen nga Hebraikja qe do te thote i Perjetshem dhe nga Arabishtja qe do te thote Hëne. Uroj te ket nje det me lumturi perjete.
I them babit te Amar qe e dua shume, faleminderit qe me ben te ndihem e jashtezakonshme!", shkruan Olta.