Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa feston sot ditëlindjen. Dua mbush 25 vjeç dhe sigurisht urimet kanë qenë të shumta që nga familjarët, fansat e deri tek miqtë e saj të famshëm.

Chiara Ferragni, blogerja e njohur italiane është një nga personazhet që e ka uruar Duan dhe ka tërhequr vëmendjen pikërisht sepse urimin e ka bërë shqip.

“U bëfsh 100-vjeçe zemër” shkruan Ferragni në shqip krah fotos.



