Nga Shqipëria / E Shtunë 22 Gusht 2020, 17:05

Mbytja e 17-vjeçares në Velipojë, babai tha se Indritin e kishin mik të familjes, por nëna nuk e njeh

E ëma e Enisa Dodës është shprehur në polici se e bija, nuk e kishte sqaruar për marrëdhënien që ka patur me Indrit Bajraktarin. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se nëna është shprehur në polici se “Enisa më tha se do të dilte të pinte kafe me një shok për ta takuar dhe unë i kam thënë në rregull”.

Ndërkohë dy ditë më parë gazetarja e Abc News, Glidona Daci ka pasur një komunikimi me babin e 17 vjeçares, i cili ka pohuar vetëm se Indrit Bajraktari është i njohur i familjes.

Enisa Doda humbi jetën tragjikisht pas një xhiroje me motor uji në plazhin e Velipojës me 25-vjeçarin, Indrit Bajraktari.

Trupi i të miturës u gjet në një largësi rreth 700-800 metra nga bregu. Një ditë më vonë, u arrestua Indrit Bajraktari, i cili ishte edhe drejtuesi i motorit. Ky i fundit nuk ka pranuar të dëshmojë para oficerëve dhe ka thënë se do të shprehet vetëm para togave të zeza.