Aktorja meksikane Dulce Maria së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë. Së fundmi ajo ka vendosur të tregojë barkun e rrumbullakosur me dy foto të publikuara në Instagram.

“Ende pa lindur më ka mësuar shumë gjëra dhe pavarësisht të gjitha rrehtanave, jeta vazhdon. Më ka dhënë një mësim të jashtëzakonshëm për të qenë më e fortë sepse kam një shpirt të vogël, të bukur brenda meje, më nevojitet të jetoj, e kam të ndaluar të dorëzohem, edhe sikur të bie një mijë herë duhet të ngrihem përsëri. Tashmë lëviz brenda meje. Falenderoj Zotin që më dha forcë, mbrojtje dhe shpresë në këtë kohë. I dërgojmë shumë dashuri të gjithëve. Është e vërtetë që kjo periudhë ka qenë e vështirë, por le të mos ndalemi së falenderuar për bekimet që kemi", shkruan aktorja.

Dulce Maria është e martuar me producentin Paco Alvarez.

Aktorja u bë e famshme me rolin e "Robertës" në serialin "Rebelët".



