Nga Shqipëria / E Shtunë 22 Gusht 2020, 00:12

Pushime luksoze/ Adelina Tahiri pozon krah bashkëshortit milioner

Adelina Tahiri prej kohësh po jeton e lumtur martesën me milionerin maqedonas, Serjoza Markov. Çifti janë prindër të një djali, të cilit i kushtojnë një pjesë të madhe të kohës.

Ndërkohë së fundmi Adelina dhe bashkëshorti i saj kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në një resort luksoz, nga ku nuk kanë munguar fotot e publikuara nga këngëtarja.

Në një prej tyre Adelina shfaqet krah bashkëshortit, i cili i ka vendosur dorën tek beli, teksa ajo duket në super formë.

Çifti duken shumë të lumtur krah njëri-tjetrit.