Nora Istrefi është bërë nostalgjike së fundmi dhe ka hapur albumin e vjetër të fotografive. Këngëtarja ka ndarë një foto ku shfaqet bebe dhe një tjetër ku shfaqet e ëma.

Foto në të cilën shfaqet e ëma e këngëtares i ka lënë ndjekësit të habitur, pasi Nora i ngjan kaq shumë mamasë së saj.

Duket se Nora të gjitha tiparet i ka nga e ëma, me të cilën ka gjithashtu një marrëdhënie shumë të ngushtë.




