Kreu i OBSH në deklaratën e tij të fundit tha se vaksina për Covid-19 do të jetë një “mjet jetësor”, por pandemia nuk do të marrë fund me kaq.
“Asnjë vend nuk mund ta përdorë këtë deri sa të kemi një vaksinë,” tha Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Dhe edhe nëse kemi një vaksinë, ajo nuk do t’i japë fund e vetme pandemisë. Të gjithë duhet të mësojmë ta kontrollojmë dhe menaxhojmë këtë virus duke përdorur mjetet që kemi tani,” shtoi ai.
Kreu i OBSH u shpreh se rutinat e përditshme duhet të rregullohen në mënyrë që të gjithë të jenë të sigurt. Kjo përfshin mbajtjen e maskave dhe praktikimin e higjienës së mirë të duarve.
