Aktorja gjermano turke, Meryem Uzerli është vënë shpesh në qendër të kritikave në Turqi për shkak të pozave të saj apo daljeve në tapet të kuq me fustane ekstravagant.

Megjithatë Meryem e njohur si "Sulltanesha Hyrrem" duket se nuk pyet aspak për kritikët dhe së fundmi është kthyer sërish në vëmendje të mediave.

Aktorja ka postuar disa foto bardh e zi ku shfaqet duke pozuar e zhveshur teksa pjesët intime i ka mbuluar me lule.

Në disa poza të tjera Meryem shfaqet me një fustan shumë sensual.



