Chloe Davison, 19 vjeç i ka dhënë fund jetës teksa fliste në telefon me shoqen e saj.
Chloe ka vrarë veten teksa po fliste në telefon me shoqen e saj, në lidhje me numrin e pakët të “like-ve” që merrte në “Instagram”.

Shoqja e 19-vjeçares ishte alarmuar nga ajo që dëgjonte nga ana tjetër e telefonit dhe telefonoi policinë. Policia shkoi në shtëpinë e së resë në Lanchester në County Durham dhe e gjeti të varur e pa shenja jete.

Nëna e Chloe-s ka treguar para grupit hetimor se e bija ishte shumë e varur nga rrjetet sociale dhe për më tepër nga vëmendja që i dhuronin njerëzit.

