Është dënuar dje nga një gjykatë zvicerane në Uster me 51 muaj heqje lirie dhe dëbim nga Zvicra për 10 vjet, reperi shqiptar Besijan Kacorraj, i njohur me emrin e artit “Besko”
“Besko” është gjetur fajtor për grabitje, shkelje të qëllimshme të ligjit të armëve, keqpërdorim të kartave të identitetit si dhe shkelje të Ligjit për të huajt dhe integrimin, hyrje të paligjshme, qëndrim të paligjshëm, punësim përfitues pa leje, etj.
Indeks online raporton se në vitin 2019, “Besko” kishte sulmuar një zyrë postare në Dübendorf të Cyrihut. Kjo grabitje ka ndodhur pikërisht gjatë kohës kur ai ishte në një pushim të lejuar në mënyrë të jashtëzakonshme, për ta vizituar të birin në Zvicër, derisa ai ishte i dëbuar për në Kosovë.
Burimi: Indeks online

