Nga Shqipëria / E Premte 21 Gusht 2020, 22:10

Prej 4 javësh betejë me koronavirusin, ndërron jetë këngëtarja e njohur shqiptare

Pas një beteje të gjatë, rreth 4- javore, dhe prej tre ditësh e intubuar në një nga spitalet Covid, ka humbur jetën këngëtarja e njohur e muzikës myzeqare Rainita Pupi.

Këngëtarja është ndare nga jeta në moshën 52 vjecare duke lënë pas dëshpërim për të gjithë komunitetin fierak.

Artistja 52 vjecare ka lënë pas një repertor të gjerë këngësh dhe një kontribut te madh artistik në Fier.

Kohët e fundit familjaret e saj kanë kërkuar ndihmë për mjekim më të specializuar për këngëtaren, e cila nuk vuante nga sëmundje tjetër bashkëshoqëruese por betejën me COVID-19 nuk e fitoi dot.