Nga Shqipëria / E Premte 21 Gusht 2020, 20:08

Njësoj si gripi spanjoll, Kreu i OBSH: Koronavirusi do përfundojë brenda...

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit ka deklaruar se kriza e koronavirusit mund të përfundojë në më pak se dy vjet dhe e krahasoi atë me gripin spanjoll.

“Pandemia e gripit spanjoll në vitin 1918 zgjati dy vjet dhe më pas përfundoi. Situata jonë tani është më ndryshe, kemi më shumë teknologji, natyrisht më shumë qarkullim, virusi ka më shumë shanse për t’u përhapur, dhe mund të lëvizë shpejt,” tha Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Në të njëjtën kohë ne kemi teknologjinë dhe njohuri më të shumta për ta ndaluar atë", shtoi kreu i OBSH.

Sipas raporteve më të fundit, më shumë se 22.81 milion njerëz janë infektuar nga koronavirusi në gjithë botën dhe 793,382 kanë vdekur.