Nga Shqipëria / E Premte 21 Gusht 2020, 18:06

'Nuk jam pjeshka mbi taka', Einxheli heq dorë nga ekrani dhe tregon pse nuk ka të dashur

Einxhel Shkira është padyshim një nga vajzat më të bukura të showbizit, por që kohët e fundit po i mungon ekranit. Vetë Einxhel ka treguar përmes disa postimeve në Instastory se nuk dëshiron më që të jetë ‘pjeshka mbi taka’ dhe për këtë arsye ka hequr dorë nga çdo projekt televiziv. 

“Nëse doni të jem e sinqertë nuk kam asnjë projekt televiziv, as dua të kem, as të rikthehem. Dua të bëj diçka që më jep kënaqësi, dua që të jem 100% vetvetja dhe mos frenoj gojën brenda kornizës që të tjerët duan t’më fusin. Deri sot dashje pa dashje kanë tentuar vetëm të shesin me imazhin tim dhe deri diku ka qenë e paevitueshme dhe aspak e lehtë të luftosh me stereotipet që krijojnë njerëzit në mendjet e tyre paragjykuese. Por unë e di kush jam dhe çfarë dua, unë jam më shumë se pjeshka mbi taka dhe ky është projekti im i radhës,” shkruan Einxhel.

Sa i përket jetës së saj personale, ajo tregon se nuk është tip që i pëlqen të japë shumë llogari dhe se për këtë arsye nuk del në takime. 

“Ku je, a erdhe, në çfarë ore, vendi, nuk është gjëja ime e preferuar. Nuk e mbaj mend as herën e fundit që kam dalë në një takim. Tirana është një vend i vogël dhe njerëzit flasin idiotësi për vajza, të cilat as nuk i kanë takuar ndonjëherë. Imagjinoni, nëse del me ta në takim. Kështu që nuk kam as shumë ish-të dashur, sepse jam edhe një person që mbaj lidhje të gjata, dhe pse ju mund të mendoni të kundërtën. Por nëse njihni ndonjë nga ish-at e mi, pyetini,” shkruan Einxheli në një tjetër postim.