Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në Korfuz. Një foshnjë katër muajshe humbi jetën pasi nëna e la të flinte me biberonin në gojë.
Mediat greke raportojnë detaje të tjera nga ngjarje duke bërë të ditur se pasi mori vesh se ç’i kishte ngjarë fëmijës, nëna ka tentuar që të kryejë vetëvrasje.
Raportohet se 30-vjeçarja tentoi që të hidhej nga ballkoni i dhomës së saj, por stafi i hotelit arriti që ta shpëtonte në momentin e fundit.
Gruaja britanike ndodhet tashmë në spital duke marrë ndihmë psikologjike pasi është në gjendje shoku nga humbja e fëmijës.
Të shtunën do të kryet edhe ekzaminimi mjeko-ligjor për të vendosur shkakun zyrtar të vdekjes të së voglit. Po ashtu do të vendoset nëse nëna ishte apo jo përgjegjëse për fatin e tij fatal.
