Moderatorja e dashur për publikun shqiptar, Arbana Osmani ka qenë së fundmi në vëmendje të mediave për lajmin e ëmbël të shtatzënisë. Gjatë kësaj kohe Arbana ka qenë aktive në rrjete sociale, duke mos munguar postimet nga përditshmëria e saj.
Së fundmi moderatorja ka postuar letrën e 6-të të dashurisë së Xhuli Kekos për 18-vjetorin e ndarjes nga jeta të Teodor Kekos. Ky shkrim i ndjerë i gruas së shkrimtarit e ka prekur shumë moderatoren.

"Sapo më bëri të qaj përsëri", shkruan Arbana krah postimit.

