Nga Shqipëria / E Premte 21 Gusht 2020, 18:06

'Dobësohu pak', Ronela nuk ia përton komentueses, përgjigja epike

Teksa të gjithë presin me padurim projektet e reja muzikore nga Ronela, këngëtarja vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale duke postuar foto që kanë tërhequr shumë vëmendjen.

Në fotot e fundit Ronela shfaqet duke pozuar me rrobabanjo rozë dhe komplimentat kanë qenë të shumta.

Mirëpo mes komenteve Ronelës i ka rënë në sy një ndjekëse që i thotë të dobësohet. 

‘Dobësohu pak zemër se më super dukesh’, i shkruan komentuesja ndërsa Ronela i thotë që ‘nesër’ do dobësohet, pra që as ka ndërmend të ndryshojë për sy të komentuesve.