Nga Shqipëria / E Premte 21 Gusht 2020, 17:05

E fundit/ 152 raste të reja sot, 2 viktima, ja qytetet me më shumë të infektuar

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 864 testime për të dyshuar të prekur nga Covid-19 dhe janë konfirmuar pozitiv 152 persona. Sqarojmë se në testime përfshihen testimet në strukturat publike dhe rastet për konfirmim diagnoze që rezultojnë të dyshuara ose pozitive në strukturat jopublike të licensuara.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 73 raste në Tiranë, 19 raste në Korçë, 9 raste në Berat, 8 raste në Durrës, 7 raste në Kukës, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Shkodër, nga 3 raste në Elbasan, Kavajë, 2 raste në Krujë, Vlorë, Kamëz, Mat, Gjirokastër, Klos, nga 1 rast në Fier, Lushnje, Rrogozhinë, Vau Dajës, Gramsh, Kuçovë, Maliq.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 110 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4096, që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 137 pacientë të konfirmuar pozitiv, 24 pacientë janë në terapi intensive, 7 prej tyre të intubuar.

Në dy spitalet Covid po vijojnë të trajtohen edhe 28 pacientë të cilët kanë qenë pozitivë me Covid-19 dhe aktualisht janë negativizuar, megjithatë vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Fatkeqësisht në të dy spitalet Covid betejën me sëmundjen e humbën 2 pacientë, një 61-vjeçar nga Korça dhe një 83-vjeçar nga Mirdita me sëmundje bashkëshoqëruse.