Rastet e reja me koronavirus janë rritur sërish në Francë, Itali e disa vende të Europës. Ditën e djeshme Franca ka shënuar plot 4700 raste të reja ndërsa Italia ka shënuar numrin më të lartë të rasteve që nga maji.
Italia regjistroi 845 raste të reja të enjten.
Situata paraqitet gjithashtu shqetësuese në Spanjë, Gjermani, Austri, Zvicër dhe Kroaci, ku faji duket se është grumbullimi i të rinjve në festa.
3,349 raste të reja regjistroi Spanja, 1,584 Gjermania, 347 Austria, 266 Zvicra, 255 Kroacia.
E përballur me një rritje të rasteve Gjermania në fillim të këtij muaji prezantoi teste falas, të detyrueshme për këdo që kthehej nga zonat që konsideronin një rrezik të lartë.
BE tha të enjten se ka përfunduar bisedimet me një firmë farmaceutike gjermane për të siguruar 225 milion doza të një vaksine anticovid.
Presidenti francez Emmanuel Macron tha se shpreson që vaksina të zgjidhë problemet e muajve të ardhshëm.
