Nga Shqipëria / E Premte 21 Gusht 2020, 13:01

'Buzët e fryra e vithet e mbushura s’të bëjnë të bukur', Olti i kthehet Alketës: Yll të bën kirurgu

Alketa Vejsiu publikoi dje në Instastory një shkrim ku fliste për sekretin e bukurisë e ku shkruante se as buzët e fryra, as fotot perfekte në Instagram, as vithet e mbushura, as beli i hollë dhe as gjokset bujare nuk të bëjnë të bukur, pasi të qenit e bukur është diçka tjetër.

‘Po çdo vajzë e mençur mund të jetë ylli atij që e dashuron, bija që i bën prindërit krenarë, nëna që fëmijët e kanë heroinë dhe mikja që të gjithë ndihen me fat që e kanë! Kjo të bën një vajzë të bukur e të përmbushur! Ky është sekreti i bukurisë! As buzët e fryra, as fotot perfekte në Instagram, as vithet e mbushura, as beli i hollë dhe as gjokset bujare! Të jesh e bukur është diçka tjetër!

Eshtë dija, aftësitë krijuese që se lenë jetën të bëhet e mërzitshme, janë 1000 gjërat e vogla të lumturisë, janë vajzat që dinë të jenë një shembull i mirë për këdo, që nuk janë cinike dhe xheloze, që kanë vullnet e janë puntore, që zgjohen çdo mëngjes me një qëllim të madh, që kanë ëndrra që nuk nisin e përfundojnë në botën fallco që media dixhiale servir çdo sekondë, por që lidhen me aspirata frymëzuese për të cilat duhen orë të tëra leximi, studimi dhe pune!

Të jesh e bukur është diçka tjetër! Janë vajzat që duartrokasin lidershipin femëror në poste drejtuese, janë vazjat që nuk e marrin jetën lehtë si një koment i papërgjegjshëm në instagram , por që djersiten dhe lodhen për tja dalë! Për çdo vajzë që më ndjek me shumë sinqeritet, nga unë Alketa që dhe pse sjam perfekte në njëfar mënyre ja kam dalë: Ji e bukur në mënyrën tënde, ji krenare! Dhe mos harro, ti je unike, ska një qenie tjetër si ty në planet, dhe ky është krijimi më hyjnor i universit! Ndihu speciale sepse je speciale sido të jesh! Me celulit, rrudha, strija apo acne, quka apo buzë të holla, qerpikë të drejtë apo vetulla pa kënd, faqe petull apo hundëkarrotë”- shkruante Alketa.

Pas këtij postimi, opinionisti Olti Curri ka bërë një reagim ironik ku ka publikuar një lajm lidhur me statusin e Alketës dhe përmend operacionet plastike.

“Ka shumë të drejtë! Yll të bën një kirurg plastik i vëmendshëm, që para se të të bëjë anestezinë lexon sms që i ke dërguar ku i kujton që mos të të bëjë copy paste me Tunën”, shkruan Olti.