Mbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire, është arrestuar në Mykonos, Greqi, ku po kalon pushimet. Anglezi është arrestuar mbrëmë, pas një sherri në një klub nate.
Maguire, së bashku me dy anglezë të tjerë, janë përfshirë në një debat dhe më pas kanë dalë në ambientet jashtë klubit dhe kanë vazhduar sherrin.

Policia ka ndërhyrë për të qetësuar gjakrat dhe akuzat janë se në sherr e sipër, Maguire ka goditur dhe një oficer policie.
Aktualisht, Maguire është i arrestuar në rajonin e policisë, ndërsa Manchester United ka biseduar me autoritetet lokale greke për të zgjidhur sa më parë situatën.

