Indrit Bajraktari, 25-vjeçari i arrestuar nga policia pas vdekjes së 17-vjeçares Enisa Doda në plazhin e Velipojës rezulton të jetë i martuar në shtetin anglez.
Ky detaj i zbuluar nga gazetari Simon Shkreli për Abc News ka ngritur akoma më shumë mister rreth ngjarjes tragjike që i mori jetën adoleshentes dy ditë më parë.
Dy të rinjtë kishin marrë me qira një motor uji rreth orës 14:00 të pasdites së mërkurës. Sipas policisë Bajraktari ka dalë nga deti pa vajzën dhe pa motorin e ujit. Ndërkohë ky i fundit i ka thënë uniformave blu se vajzën e ka lënë në breg pranë xhaxhait të saj.
17-vjeçarja Enisa Doda kishte shkruar me pushime në Velipojë bashkë me familjen e saj. Ndërsa 25-vjeçari Indrit Bajraktari ishte emigrant në Londër dhe kishte ardhur në Shqipëri për pushime.
