Ledri Vula dhe Sara Hoxha po presin plot emocion të bëhen prindër për herë të parë. Çifti gjatë kësaj kohe kanë qëndruar aktiv në rrjete sociale dhe Sara nuk ka ngurruar të postojë fotot e ëmbla me barkun e rrumbullakosur.

Ndërkohë në profilin e tij Ledri ka ndarë sot një foto nga pushimet, të cilën Sara nuk e pëlqen aspak. Çifti shfaqet duke buzëqeshur dhe bie në sy barku i rrumbullakosur i Sarës.

"Nuk po ma ndjen që nuk po të pëlqen si ke dalë”, ka shkruar reperi krah fotos.
“Mbaje mend po nuk ta ktheva”, i ka komentuar Sara. Ndërsa në komente shihet edhe nëna e Ledrit, e cila i thotë: "Ma lër vajzën rehat se...".


