Nga Shqipëria / E Enjte 20 Gusht 2020, 23:11

'Jam i dashuruar me ty', Erosi i shpreh dashurinë publikisht Oriolës, ja si reagon modelja

Futbollisti Eros Grezda dhe modelja Oriola Marashi janë kthyer në një nga çiftet më të komentuar të showbizit. Për disa muaj ata e mbajtën lidhjen e tyre të fshehtë, ndërsa tani jo vetëm që e kanë konfirmuar, por nuk kursejnë as deklaratat e dashurisë.

Së fundmi Oriola ka postuar një seri fotosh shumë tërheqëse ku shfaqet në një treg me fruta. e veshur me një fustan të shkurtër që i vendoste në pah linjat e saj perfekte trupore.

“Jam i dashuruar me ty”, komentoi Erosi. "Lumja unë", ia ktheu Oriola.